Kinematografia botërore ka pësuar tronditjen e radhës, teksa është shuar aktorja e njohur Rosemary Leach, në moshën 81-vjeçare. Rosemary Leach ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, njoftoi agjentja e saj.

Leach u bë e njohur me rolet e saj në filmat “A Room With A View” dhe “Tha’ll Be The Day”. Ajo gjithashtu ka luajtur në rolin e Grace në serialin “My Family”. Leach është vlerësuar me disa çmime të njohura për shkak të performancës së saj kinematografike.

“Ndjej trishtim të madh që Rosemary Leach ndërroi jetë ditën e djeshme në spital”, ka thënë agjentja e saj, Caroline de Wolfe. Gjatë karrierës, Leach në dy raste e ka luajtur edhe rolin e mbretëreshës Elizabeth II.