Ndërron jetë në rrethana misterioze në Hungari ish­drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela. Ai ishte arrestuar para dy javësh në Hungari me akuzën e trafikut të klandestinëve, ndërsa raportohet se Aleksandër Çela ka ndërruar jetë në burg.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Çelës, ndërsa ka dyshime nëse ka vrarë veten, e kanë vrarë në burg, apo ka humbur jetën për shkaqe patologjike. Pritet që trupi të transportohet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore në qytetin e Korçës.

Aleksandër Çela ishte ndaluar edhe më parë në Itali për trafik klandestinësh nga Siria. Çela ka qenë kandidat nga PS në vitin 2011 për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit, në vitin 2013 u emërua drejtor i Mjedisit në Korçë, ndërsa në 2015 u fut në Këshillin Bashkiak Pogradec.

Image