Në vendvotimin numër 2686 në Komunën Aerodrom me intervenim të policisë është ndërprerë procesi i votimit, njoftojnë nga CIVIL.

Një votuesit i janë dhënë katër fletëvotime, ndërsa kur i ka lëshuar në kuti ka pasur vetëm tri. I ka munguar fletëvotimi i listës së këshilltarëve për Aerodrom/

Pas reagimit të Komisionit Zgjedhor, policia ka ndërprerë votimin, ndërsa votuesi është mbajtur në vendvotim. Policia pret urdhër për kontroll.

Ekipi monitorues i CIVIL njofton se për shkak të ndërprerjes së votimit është krijuar rrëmujë, ndërsa disa votues kanë refuzuar të presin dhe janë larguar.

Ndërprerja po zgjat tanimë gjysëm ore.