Disa ditë më parë këngëtarja Shkurte Gashi deklaroi se është një lidhje dashurie, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj historie.

Mediat rozë shkruan se ajo është e lidhur me një tetovar ku u  aludua se Shkurta mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së dashnorit me gruan e parë.

Ajo e ka pranuar faktin se është në një lidhje, por u shpreh se nuk i takon asaj që të flasë për të kaluarën e partnerit të saj.

“Nuk kam të drejtë të flas për të kaluarën e tij sepse nuk më takon.

Me rëndësi është dita që unë e njoh e në vazhdim. Ato që fliten e shkruhen nuk janë të vërteta.

Jam ndjerë keq sepse janë munduar të më njollosin”, -u shpreh Shkurte duke thënë në fund se me lajmet që janë shpikur rreth jetës së saj private do merret avokati i saj.