Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka reaguar për pas publikimit të njoftimit nga Policia e Shtetit për ndalimin e tij në Portin e Durrësit dhe procedimit për veprën penale të “Mashtrimit”.

Në një prononcim për “Balkanweb” Ndocaj thotë se kjo akuzë është sulm i rëndomtë politik nga banditë me pushtet.

“Është sulm i rëndomtë politik nga bandit me pushtet që përdorin një të sëmurë mendor për të më baltosur padrejtësisht”, deklaron Ndocaj.

Ai ka dërguar në adresë të redaksisë edhe foto nga trageti me të cilin është duke udhëtuar për në Itali.

Ndocaj ka vënë në dispozicion edhe biletën e tragetit.