Atletico ka barazuar 1:1 me Villarrealin në “Wanda Metropolitano”.

Atletico Madridi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në “Wanda Metropolitano”, duke barazuar 1:1 me Villarrealin.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Angel Correas në minutën e 61’të. Gjithçka barazoi Carlos Bacca në atë të 81’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në pozitën e katërt me 20 pikë të grumbulluara.