GPO Qendra historike nga Dublini, Irlandë ( Witness History Visitor Centre), e fitoi çmimin Mikeleti për muze më të mirë në Evropë në ceremoninë e sivjetme solemne të Akademisë evropiane të muzeve (AEM), nikoqir i së cilës ishte IK Muzeu i Luftës së Maqedonisë nga Shkupi.

Në garë për çmimet ishin 35 institucione muze nga rreth 20 vende nga Evropa, ndërsa Qendra historike u theksua si shembull i jashtëzakonshëm i muzeut i cili hap çështje të reja emotive historike përmes transformimit të tyre në mesazhe për pajtim.

Mirënjohje të veçantë fitoi muzeu Alpinarium nga Galtur, Austri, ndërsa çmimin DASA, i cili ndahet për arritje të posaçme në edukimin në muzeve, përfundoi tek Muzeu për disejn nga Kopenhaga. Muzeu është theksuar si institucion dinamik bashkëkohor i hapur për vizitorë nga të gjitha moshat dhe i kushtohet mësimit të përjetshëm.

Në Shkup nga 28 deri më 30 shtator u mbajt edhe Konferenca vjetore e Akademisë evropiane e muzeve në të cilën morën pjesë 120 muzeologë nga 28 vende nga Evropa, midis të cilëve edhe nga Maqedonia. Përveç prezantimeve të kandidatëve për çmime, në konferencë u këmbyen ide dhe mendime lidhur me muzetë dhe turizmin dhe kontributin e tyre në ekonominë lokale. Konferenca realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Akademia evropiane e muzeve (AEM) është fondacion jopërfitues me seli në Holandë, qëllimi i të cilës është që të promovojë konceptin dhe zhvillimin e muzeve të reja, por edhe tradicional si mjet për ndryshime shoqërore.

Çmimi Mikeleti për muze më të mirë në Evropë ndahet si ilustrim i praktikave më të mira të muzeve në bashkëpunim me fondacionin Mikeleti. Fondacioni Luixhi Mikeleti (i themeluar në Breshia në vitin 1981) është qendër hulumtuese e specializuar për historinë e shekullit 20. Lëndë e interesit  të kësaj qendre janë ideologjitë e shekullit 20, luftërat, progresi teknik, industrializimi dhe puna. Në këtë organizatë janë prezantuar 38 vende, midis të cilave edhe Maqedonia.

Qendra ekspozuese DASA nga Dortmund, madje, është institucion edukativ i Institutit federal gjerman për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe e informoi publikun për botën e punës, statusin e individit dhe shoqërisë dhe rëndësinë që puna t’u përshtatet nevojave të njeriut. Lidhja midis njerëzve, punës dhe teknologjisë është prezantuar në 13.000 metra katrorë dhe njësi ekspozuese. DASA fokusohet tek njerëzit dhe nevojat e tyre fizike, intelektuale, shoqërore dhe kulturore.