Natasha Petrovska, gruaja e parë kryetare e Manastirit, sot edhe zyrtarisht me ceremoni solemne në pranim-dorëzimin e funksionit, filloi të udhëheqë me Komunën e Manastirit.

Ky moment është historik për qytetin tonë theksoi kryetari i deritanishëm Vlladimir Taleski, i cili Petrovkës në mënyrë simbolike ia dha çelësin e qytetit.

“Petrovska bindshëm fitoi në zgjedhjet lokale, ia uroj fitoren, i dëshiroj durim, fat dhe kënaqësi në punën që do ta bëjë sepse Komuna e Manastirit nuk është si çdo komunë tjetër në shtet. Ajo obligon dhe kërkon përkushtim për zhvillim të komunës”, theksoi Talevski, i cili njëherit iu falenderua për bashkëpunimin e deritanishëm me administratën komunale.

Në solemnitetin në Komunën e Manastirit, kryetarja e posazgjedhur Natasha Petrovska u falënderuar për mbështetjen e të gjithëve të cilët kontribuuan për zgjedhjen e saj për kryetare të Manastirit.

“Manastiri do të jetë komunë transparente dhe e hapur, komunë shërbyese për të gjithë. Energjinë, entuziazmin, profesionalitetin dhe përvojën time do t’i investoj në periudhën e mandatit. Përkushtimi do të jetë tipari im. E di që para meje ka shumë punë dhe obligime. Jam e gatshme të përgjigjem në të gjitha detyrat, ndërsa qytetarët atë edhe do ta shohin”, theksoi Petrovska në solemnitetin që u organizua në këtë qytet.