Napoli e ka mposhtur 1:0 Romën midis “Olimpicos”.

Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet. Në xhiron e tetë në Serie A, të besuarit e Maurizio Sarri triumfuan ndaj Romës 1:0 në “Olimpico”, për t’u shkëputur në pesë pikë nga Juventusi, pas humbjes në shtëpi kundër Lazios.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi anësori italian, Lorenzo Insigne, në minutën e 20’të.