Marco Reus mund të lërë Borusian e Dortmundit këtë sezon, trekuartisti gjerman ka folur pikërisht për të ardhmen e tij në një intervistë.
“Janë duke më kërkuar 4-5 skuadra në Evropë ku do më pëlqente të luaja. Më 31 maj 2019 do të jem 30 vjeç, dhe më shumë mundësi kontrata e ardhshme që do të firmos do të jetë kontrata e jetës, dhe do të jetë mundësia e fundit që mund të provoj diçka të re.”
“Të jem i sinqertë nuk e di as vetë se ku klub do të transferohem. Për momentin jam i lumtur këtu në Dortmund, dhe nuk e mendoj se çdo të ndodhë në vitin 2019. Por sigurisht kur të vijë momenti do t’a mendoj dhe do t’a zgjidh me qetësi”, përfundoi gjermani Reus