Mund të kishte qenë viktima e 59 e marrëzisë së Stephen Paddock, por u shpëtua nga “iPhone”-i i saj.

Një vajzë, që ndodhej në koncertin “country” të kthyer në shënjestrën e agresorit të Las Vegasit, i ka treguar taksistit që e çoi në shtëpi sesi telefoni kishte devijuar një plumb, që ndoshta mund t’i kishte marrë jetën.

Taksisti i bëri “iPhone”-it një foto dhe e postoi në rrjetet sociale. Pjesa e sipërme e aparatit është shkatërruar nga plumbi, por e zonja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, nuk ka asnjë gërvishje.

Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve për të zbardhur motivet e masakrës më të madhe me armë zjarri në historinë e vendit.

Në mesin e frekuentuesve të këtij festivali janë edhe vajzat e ish-presidentit Obama, Malia e Sasha.