Thomas Muller e ka pranuar se stërvitjet me Carlo Ancelottin nuk ishin në nivelin e duhur

Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka thënë se me trajnerin e ri, Jupp Heynckes do të kenë sërsish stërvitje të mira dhe intenzive.

Muller po ashtu tha se tashmë e kanë një trajner që i stërvit me pasion dhe është i interesuar për atë që bën.

“Ne do të kemi stërvitje të mira sërish”, tha Muller për kthimin e Heynckes.

“Ai është njeriu i duhur, sepse mund të inspirojë një skuadër dhe t’i bëjë të vuajnë më shumë, të bëjë të përkushtohen më shumë dhe të mbrohen më mirë. Heynckes punon me interes dhe pasion”, u shpreh në fund Muller.