Në 24 orët e kaluara policia ka regjistruar tre incidente të ndërlidhura me zgjedhjet e ardhshme lokale, informoi sot MPB-ja.

Incidenti i parë është regjistruar mbrëmë në fshatin Haraçinë, derisa aktivistët e partisë politike BESA kanë ngjitur pllakata, një person i panjohur nga automobili ka qëlluar me një plumb në ajër me armë zjarri, pas çka është larguar në drejtim të panjohur. Në lagjen Draçevë një kryerës i panjohur me gur e ka dëmtuar xhamin e shtabit të partisë politike “Të bashkuar për Maqedoninë”. Në bulevardin “1 Maji” në Manastir efektivë të policisë kanë hasur tre persona se si me sprej të zi e spërkatin në pllakatin zgjedhore të kandidatit për kryetar të komunës të partie politike LSDM.