Ministria e Brendshme njoftoi se incidenti i shënuar në një vendvotim në Butel nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Sipas policisë, zënka ka qenë për larje hesapesh. Ministria e Bredshme njoftoi se në tërë teritorin janë shënuar 20 vendvotime që janë hapur me vonesë, ndërsa janë paraqitur 7 raste me tentim për blerjen e votës.