Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) demanton se po përgjihen anëtarë të kryesisë së ndonjëp partie politike.

“Kjo nuk është e saktë. MPB i hedhë poshtë  si të pavërteta të plota thëniet e paraqitura në opimion nga një parti politike. Koha e keqpërdorimeve të MPB-së për qëllime partiake ka përfunduar me ndërrimin e pushtetit. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndjekja e komunikimeve zhvillohet kryesisht në pajtim me procedurën e caktuar në aktet ekzistuese ligjore dhe nënligjore”, thekson MPB në demant.

Ministria përmend se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekzistojnë dy komisione mbikëqyrëse, funksioni i të cilave është kryerja e mbikëqyrjes ndaj punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim dhe ndaj zbatimit të masave të posaçme hetimore dhe ata, thekson MPB, në çdo moment mund të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll ndaj zbatimit të këtyre masave.