Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar dy arsyet që e shtynë të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madridi në vitin 2013.

Mourinho është larguar nga Mbretërit në verën e vitit 2013, edhe pse arriti të thyej hegjemoninë e Barcelonës duke ia fituar titullin kampion.

Megjithatë, trajneri portugez ka zbuluar arsyet që e shtyn të largohet nga Mbretërit, ku sipas tij ishin dy arsye të forta.

E para kishte të bënte me familjen, ndërsa e dyta ishte pakënaqësia e tij që e detyruan të marr vendimin e tij për të lënë Real Madridin në 2013.

Mourinho, duke folur për mediumin francez Telefoot, pranon se ishte lodhur nga puna në sezonin e tij të tretë.

“Vendimi im për të lënë Real Madridin? Vajza ime do të studionte në Universitetin e Londrës, dhe dëshironim të mbanim familjen së bashku”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ishte gjithashtu një vendim personal, sepse për mua është e rëndësishme të jesh i lumtur, rezultatet më të mira në futboll janë bërë në këtë gjendje”.

“Dhe, gjatë viti të tretë në Madrid, nuk isha më i lumtur”, përfundoi trajneri portugez.