Mourinho ka zbuluar se Manchester United nuk do të jetë klubi i fundit që do të menaxhojë në karrierë.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, tha në shtator se dëshiron të qëndrojë për shumë vite, por fansat që kanë shpresuar se ai do të qëndrojë në klub si Alex Ferguson – që e menaxhoi ekipin për 26 vjet – janë dëshpëruar.

“Ajo çfarë mund të them është se jam edhe më tej trajner me shqetësime, ambicie, dëshirë për të arritur gjëra të reja”, u shpreh Mou.

“Jam i sigurt se nuk do ta përfundoj karrierën në Manchester United”, shtoi portugezi.