Jose Mourinho ka mohuar lajmet se do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Manchester Unitedin

Trajneri portugez po ashtu ka mohuar edhe thashethemet e fundit për një kalim të tij në Francë te skuadra e PSG-së.

“Një ditë thonë se do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, ku do të përfitojë një miliard euro në sezon. Ditën tjetër do të transferohem në PSG”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

“Asnjëra nuk do të ndodh. Nuk do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Unitedin dhe nuk do të largohem për të kaluar në PSG. Nuk do të largohem nga Manchester United”.