Mourinho nuk ka dashur të flasë për Kane në konferencën për media, i cili pritet të mungojë kundër Manchester United të shtunën.

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, vuan nga disa shqetësime muskulore dhe pritet të mungojë në “Old Trafford” kundër Manchester Unitedit të shtunën.

Gazetarët tentuan që ta pyesin portugezin nëse kjo do ta shtyjë atë të ndryshojë taktikën, por ish trajneri i Chelseat e Real Madridit kërkoi nga ta që të mos bëhet asnjë pyetje për sulmuesin anglez.

“Kane? E di pyetjen dhe çfarë po mendoni, nuk kam nevojë për pyetje, nuk do t’ju përgjigjem. Nuk flas për të lënduarit, kështu që mos më pyesni për Harry Kane, sepse nëse flasim për të duhet të flasim edhe për Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Marcos Rojo, Michael Carrick, kështu që nuk do të flasë, pyetja tjetër”, deklaroi Mou.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur do të përballen në “Old Trafford” të shtunën nga ora 13:30.