Jose Mouirnho ka shfaqur interesim për ish-mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Grimaldo.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Sipas medieve britanike, portugezi ia ka vënë syrin mbrojtësit të Benficas, Alejandro Grimaldo.

Grimaldo, i cili është rritur në skuadrën e Barcelonës, shihet si pasardhës i Luke Shaw, i cili mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Grimaldo, i cili është pjesë e Spanjës U-21, ka kontratë me Benfican deri në verën e vitit 2021.