Jose Mourinho ka dhënë një lajm shumë të mirë para ndeshjes së shtunës ndaj Tottenham Hotspur

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka njoftuar se qendërmbrojtësi Phil Jones do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Tottenhamit në Premierligë.

Jones kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi, por pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme.

“Besoj se Phil Jones do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Tottenhamit”, tha Mourinho gjatë një konference për media.