Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në 8 gradë, ndërsa ao e ditës prej 23 deri në 26 gradë. Do të fryejë erë e lehtë veriore.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë nga 18 deri më 25 gradë celsius.

Deri të dielën do të mbajë mot i qëndrueshëm, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren. Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira me të reshura të shiut, kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme. Nga nata ndaj të martës do të fillojë të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, të reshurat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së ardhshme, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave.

Temperatura e ditës dukshëm do të ulet, veçanërisht të martën, kur në zonat veriore malore të reshurat do të kalojnë në borë. Të mërkurën nga fundi i ditës të reshurat do të zhvendosen në juglindje dhe do të ndalen, ndërsa në verilindje bora e dobët mund të paraqitet prej 1500 metra dhe më lartë.