Moti sot  në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ato të ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëviz prej tre deri në 19 gradë Celsius.