Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta shkaktuan shumë probleme në tërë territorin e Greqisë, njoftuan mediat lokale.

Në qytetin Patra, në Gadishullin e Peleponezit, është përmbytur një spital dhe janë shkaktuar shumë dëme nëpër ndërtesa.

Në ishullin e Qefalonisë ka pasur edhe tornado, ndërsa në Parga  ka rënë breshër. Në Selanik gjithashtu janë shkaktuar shumë probleme.

Në qendrat dimërore në pjesën veriore të Greqisë ka rënë dëborë.

Sipas meteorologëve, moti i keq në Greqi pritet që të vazhdojë deri të enjten.