Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me erë të dobët , pasdite e matur nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup do ë mbajë mot me diell dhe me erë veriore. Tempertaura do të lëvizë prej 6 deri 25 gradë.

Në ditët në vijim pason periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudh[ të vitit.

Prej të hënës do të ketë dukuri të vranësirave të vogla deri mesatare, ndërkaq nga mesi i javës era do të jetë nga drejtimi jugor.