Ish- kryeministri Sali Berisha komenton vizitën e sotme të Edi Ramës tek Spitali i Traumës dhe inaugurimin e ambienteve të reja.

Berisha shkruan se Rama tashmë edhe investimet e nisura në kohën e tij dhe të financuara nga të huajt, po i shet si të vetat.

“Rama?:Amnesia, amnesia, amnesia, ose i rrjedhur totalisht!

Pritet qe nje te diele t’u thote shqiptareve “Miremengjes, Rrofte Sali Berisha!”

Te dashur miq, Rama si zakonisht çeli diten me mashtrimin e radhes. Ai u serviri qytetareve si projekt te vehtin Qendren e Traumes ne Spitalin Ushtarak, me te cilen qeveria e tij nuk ka asnje lidhje. Qendra e Traumes eshte nje projekt i qeverise se meparshme me Kooperacionin Italian, per te cilen kjo qeveri nuk ka dhene as dhe nje gozhde.

Ky njeri mesa duket ka humbur memorien dhe i ka filluar rrjedhja e plote.

Po vazhdoi keshtu, se shpejti ne ndonje te diele do harroje dhe i lajthitur do t’u thote shqiptareve “miremengjes po ju pershendes me nje rrofte Sali Berisha!”

Natyrisht, kur nuk tregon dot asgje tenden kjo te mbetet, por… kujdes!!”, shkruan Berisha.