Rusia pret që Koreja e Veriut së shpejti të kryejë test të raketës me rrezeveprimi të madh, e cila do të mund të arrijë deri në bregun perëndimor të SHBA-së, deklaroi sot anëtari i Komisionit të punëve të jashtme të Dumës ruse, Anton Morozov.

Morozov, i cili ditëve të fundit qëndroi për vizitë në Korenë Veriore, sot në Moskë deklaroi se autoritetet në Phenian përgatisin provë të re raketore.

“Disponimi i tyre është mjaft luftarak. Na dhanë edhe llogaritje matematikore dhe besojnë se kjo raketë mund të arrijë deri në bregun perëndimor të SHBA-së”, deklaroi Morozov.

Presidenti amerikan Donald Tramp iu kërcënua Koresë Veriore me përgjigje të ashpër, nëse i realizon paralajmërimet e saj për lansimin e proektilit drejt territorit amerikan, Guam.

Autoritetet në Phenian nuk e realizuan këtë paralajmërim, por lansuan raketa drejt Japonisë.

Deri më tani është menduar se Koreja Veriore nuk ka proektil i cili do të mund t’i godasë Havain, edhe më pak qytetet e mëdha amerikane të bregut perëndimor, siç janë Los Anxhelos, San Diego dhe San Francisko.