Historia e bujshme e një kontabilist italian që ka infektuar qëllimisht 30 femra me HIV,  ka pushtuar mediat ndërkombëtare ditën e sotme. Pasi doli në dritë e vërteta ai është dënuar tashmë me 24 vjet burg.

Pasi u diagnoza me HIV në vitin 2006, Valentino Talluto thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me të paktën 53 femra.

Ai madje ka patur marrëdhënie edhe me një vajzë 14 vjeçare, më qëllim që ti ngjiste sëmundjen monstruoze.

Duke përdorur pseudonimin “Hearty Style”, kontabilisti paraqitej në rrjetet sociale dhe linte takime për të joshur dhe infektuar viktimat e tij.

Por të premten, gjyqtarët dënuan 33-vjeçarin me 24 vjet burg.

Avokatët e Tallutos kishin argumentuar se veprimet e klientit të tyre ishin “të pakujdesshme por jo të qëllimshëm”.

“Ish imi i tha të gjithëve që kisha HIV”

Shumë nga viktimat me të cila kreu marrëdhënie, i kërkuan Valentinos të mbante prezervativ , por ai i kishte thënë se ishte alergjik, ose ishte testuar kohët e fundit për HIV.

Kur mësuan se kishin marrë HIV-in, shumë nga femrat që ranë viktimë e kurthit të tij , u përballën më të, por italiani mohoi se ishte mbartës i virusit vdekjeprurës.

Një nga viktimat  e tij ka infektuara drejtpërdrejt tre burra dhe një fëmijë.

Prokurorja Elena Neri tha para gjykatës italiane muajin e kaluar se veprimet e tij kishin për qëllim të mbjellin vdekjen”.

Nëna e Valentinos ishte një person i varur nga droga dhe ishte gjithashtu e infektuar me HIV. Ajo vdiq kur ai ishte katër vjeç.

Përgatiti për SYRI.net- Xhuljana Zani

Burimi: “AFP”