Keni rastin t’a shihni tashmë si një këngëtare goxha të suksesshme, ani pse u fut vonë në këtë fushë, e përveç tjerash edhe si një blogere frymëzuese për femrat me stilin unik.

Duket se Morena Taraku, nuk e ka aspak bezdi të ndajë gjithçka me fansat e saj, aq më tepër me ato femra, e veshja është pikërisht ajo që këngëtarja ndan me to nga përditshmëria e saj.

Por, ndoshta nuk ju ka rastisur t’a njihni për së afërmi dhe të kuptoni cilat janë veset më të mëdha të Morenës, shkruan Kosovarja.

Epo, këto foto më mirë se çdo lloj shpejgimi tjetër, tregojnë njërin ndër ta. Telefoni, del të jetë mjeti i komunikimit pa të cilin këngëtarja nuk merr dot frymë, meqë çdo paraqitje e saj qoftë e planifikuar ose jo, tregon përdorimin e jashtëzakonshëm të tij.

Për të qenë më bindës akoma, Kosovarja ju sjell disa imazhe të reja të cilat mund t’i kenë shpëtuar syrit tuaj, por jo edhe syrit medial. Gjithsesi, ky nuk është ndonjë ves i keq, derisa përmes tij arrijmë të kuptojmë shumëçka rreth përditshmërisë dhe të rejave që sjell e bukura Morenë.