Alvaro Morata gjatë verës së kaluar u largua nga Real Madrid për të kaluar në Premierligë të Chelsea

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata në dy periudha të ndryshme kishte luajtur për kampionët e Evropës, Real Madrid.

Ai është rritur në akademinë e kësaj skuadre, por në vitin 2014 ishte shitur në Juventus, për t’u kthyer më pas në vitin 2016, ku qëndroi vetëm një edicion, para se të shitej sërish, por kësja radhe në Chelsea.

Morata gjatë një viti qëndroi si zëvendësues në Real dhe kjo e ka acaruar spanjollin, i cili tha se kurrë më nuk kthehet në Madrid.

“Nuk kthehem kurrë më në Real Madrid, ata më trajtuan si fëmijë”, tha Morata gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

Morata këtë sezon është zgjedhja e parë e trajnerit Antonio Conte në Chelsea.