Duket se Montella i ka ditët e numëruara te Milani, ai është takuar sërish me Fassonen e Mirabellin.

Sipas asaj që raporton “Premium Sport”, barazimi 0:0 me AEK-un në “San Siro” ka irrituar drejtorët e Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, të cilët u takuan me  Vincenzo Montellan, hera e tretë që nga fillimi i sezonit.

Sido që të jetë, nuk është bërë e ditur nëse drejtuesit e Milanit i kanë thënë trajnerit se rrezikon shkarkimin, por tashmë gjërat nuk po shkojnë siç duhet për Montellan.

Milani do të kërkojë këndelljen të shtunën në Serie A kundër Genoas