Vincenzo Montella mbetet optimist, pavarësisht problemeve me të cilat përballet Milani i tij.

Humbja ndaj Romës ishte e pamerituar dhe është një plagë të cilën do të tentojmë ta shërojmë shpejt, duke insistuar te puna dhe duke qenë të motivuar për të arritur rezultate më të mira. Rruga për ne është kthyer në një malore. por edhe kjo është normale, sepse duhet kohë edhe pse në mënyrë kontradiktore jemi vetë ne të parët që besojmë se koha nuk premton”, shprehet tekniku i kuqezinjve.

Sa i takon kritikave që vërshojnë drejt tij, Monetlla nuk duket i shqetësuar as tani që ato janë shtuar pas rezultateve të fundit negative.

Mendoj se këto kritika qëndrojnë, janë të bazuara duke qenë se pritshmëritë ishin shumë të larta. Por ne e njohim realitetin në të gjitha dimensionet e tij. Rrugëtimi ynë duhet të ketë si finale rritjen tonë dhe arritjen e objektivit për të qenë ndër katër skuadrat e para të klasifikimit. Distancë që nuk është aq e madhe. Këtë punë e bëj tashmë prej disa vitesh dhe i njoh shumë mirë rreziqet që ai mbart. Duke trajnuar një skuadër si Milani rreziku është gjithmonë shumë më i madh sikundër edhe spekulimet, kritikat apo thashethemet”, deklaroi Montella.