Vincenzo Montella pret fitore ndaj Juventusit

Milan dhe Juventus do të përballen nesër, në San Siro  nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Serie A

Trajneri i Rossonerëve, Vincenzo Montella shpreson që nesër mbrëma të shënojnë fitoren ndaj kampionit aktual të Italisë

“Është sfida ku mund të bëjmë kthesën. Ne letër nuk duket përballje mes të barabartësh, sepse ata janë kampionë të Italisë prej gjashtë sezonesh radhazi, por ne kemi dëshirë të kthehemi për të rivalizuar në këto nivele”, ka deklaruar Montella.

“Lojtarët janë shumë të motivuar edhe unë jam krenar që drejtoj Milanin. Kam një dëshirë të madhe për ta mposhtur Juventusin”, ka theksuar ish trajneri i Sampdorias dhe Fiorentinsë