ISIS-i ka përforcuar përgjegjësinë për të shtënat në Las Vegas, duke publikuar një emër xhihad të sulmuesit të armatosur që vrau 59 persona nga suita e hotelit ku po qëndronte.

Hetuesit thonë se ende nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi të një lidhjeje midis grupit terrorist dhe Stephen Paddock, një multi-milioneri 64-vjeçar i fiksuar pas armëve dhe lojërave të fatit.

Në një deklaratë të re përgjegjësie, ISIS-i deklaroi se Paddock i ishte përgjigjur thirrjes së liderit të suprem të grupit terrorist, për sulme të intensifikuara ndaj vendeve perëndimore.

“Duke iu përgjigjur thirrjes së Abu Bakr al-Bagdadit për të sulmuar shtetet e aleancës së kryqtarëve, dhe pas vëzhgimit të kujdesshëm të tubimeve të kryqtarëve në qytetin e Las Vegasit, një nga ushtarët e kalifatit, Abu Abd al -Bar al-Amriki (Stephen Paddock) sulmoi me armë automatike dhe municion të ndryshëm një koncert, “njoftoi ISIS-i.

“Ai hapi zjarr duke vrarë dhe plagosur 600 persona, derisa ti mbaronin plumbat dhe ai u shua si dëshmor”.

Ebu Abd al-Bar al-Amriki është një “titull” që ISIS-i ua dhuron terroristëve si një shenjë nderi,  pas sulmeve veçanërisht vdekjeprurëse ose të profilit të lartë.

“Titujt” përdoren gjithashtu si emra të luftës nga luftëtarët ISIS-it dhe ata në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin.