Monica Bellucci ka treguar një anë të panjohur për veten në një intervistë për Corriere della Sera. Ka folur për raportet me anën e saj të brendshme, me dashuritë e vjetra dhe vajzat e saj. Dhe për problemet e besnikërisë: “Besoj se është një dilemë e madhe të menaxhosh zemrën dhe seksualitetin”.

“Kam marrë pjesë në një film të Gaspar Noe, me të cilin kam punuar për ‘Irreversible’, të cilin mund ta quajmë film porno, por edhe në një film për dashurinë dhe vështirësitë për të menaxhuar ndjenjat për dikë dhe dëshirat seksuale ndaj të tjerëve nga ana tjetër. Impulset seksuale mund të çojnë në dëshira që janë ndonjëherë në kundërshtim me dashurinë për një person tjetër dhe kjo s’ka të bëjë me respektin. Nuk është gjithmonë e lehtë të pajtohesh me këtë,” është shprehur Bellucci