Monako u rikthye të fitojë, pas dy javësh në kampionatin francez, teksa mposhti me rezultatin 2-0, skuadrën e Caen. Skuadra e Principatës vinte në këtë takim pas humbjes ndaj Lyonit javën e kaluar, por edhe humbjes në shtëpi ndaj Beshiktashit, në Champions, duke mos fituar asnjë ndeshje në këtë muaj.

Ish sulmuesi i Lazios, Keita Balde kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 21-të, ndërsa Falcao dyfishoi shifrat, në të 59-ën. Me këtë fitore Monako vijon të qendrojë në vendin e dytë, me 22 pikë, 3 më pak se Parisi kryesues, që nesër do luajë në transfertë, ndaj Marsejës. Nga ana tjetër, Caen mbetet përkohësisht në vendin e 10, me 15 pikë në 10 javët e para.