Isco ka dhuruar spektakël mbrëmë në fitoren prej 3-0 të Spanjës kundër Shqipërisë.

Mesfushori i Real Madridit, ka bërë paraqitje fantastike mbrëmë kundër Shqipërisë.

Isco realizoi golin e dytë për Spanjën, por përveç golit, ai dhuroi spektakël në fushë duke dribluar me shumë lehtësi lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Taulant Xhaka e Balliu ishin disa nga viktimat e 25 vjeçarit që mund ta shikoni në videon e më poshtme.