Autobusi me tabela të Kragujevcit, me 57 udhëtarë, është ndaluar në Jarinjë. Dyshohet se në autobus ndodhet një mjet shpërthyes

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Express se në autobus janë gjetur dy granata dore si dhe dy detonerë elektrikë. Ai thotë se granatat janë çaktivizuar nga ekipet e çminimit.

“Policia kufitare në Jarinjë e ka ndaluar një autobus ku ka gjetur dy granata dore, të cilat janë çaktivizuar nga njësitë përkatëse të Policisë pa ndonjë problem, tre persona janë shoqëruar në stacion dhe janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës”, ka thënë Hoti.