Parlamenti i Katalonjës ka votuar në favor të pavarësisë nga Spanja derisa Madridi po paralajmëron të intervenojë kundër secesionit të provincës së pasur veri-lindore.

Deputetë e kanë mbështetur pavarësinë me 70 vota pro, duke krijuar një momentum të ri që pritet të shkaktojë krizën më të madhe politike që prej instalimit të demokracisë në Spanjë në vitin 1970.

“ Do ta themelojmë Republikën Katalanase si një shtet të pavarur, sovran demokrati dhe shtet social të së drejtës” thuhet në mocionin që e kanë votuar deputetët. Ndërkohë pritet edhe votimi në Senatin e Spanjës që do të lejojë suspendimin e autonomisë së Katalonisë.

Votimi në Parlamentin e Katalonisë vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.

Pro vendimit për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kundër dhe abstenime.

Pas aktit të shpalljes kanë shpërthyer duartrokitjet dhe përqafime ndërmjet deputetëve ndërkohë që ata të opozitës e kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.