Besnik Qaka pak ditë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën, Lolita Begolli. Një nga dasmat më të përfolura të këtij viti kaloi me shumë vëmendje për çiftin nga mediat shqiptare. Tani megjithatë vazhdojnë të publikohen imazhe të ndryshme nga ceremonia e mbajtur në Hotel Dukagjini, në një dekorim madhështor dhe me performancë të shumë këngëtarëve.

Image

Por mes atyre që performuan ishte edhe vetë protagonisti, Besnik Qaka, i cili në vallëzimin tradicional me nusen, i këndoi personalisht asaj, gjë që atë e bëri të ndihej e emocionuar.

Çifti për këtë dasmë kanë refuzuar të deklarohen për çmimin, duke thënë se preferojnë modestinë në mesin e raportimeve, se dasma e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës kushtoi 130 mijë euro dhe dasma e Xhensilës e Bes Kallakut 65 mijë euro.

Image

Çifti pas martesës janë shkuar në Bogë, ku edhe kanë shijuar borën e parë së bashku në imazhet e publikuara në rrjetin social Instagram. Besniku pritet t’i kthehet së shpejti projekteve të reja dhe hiteve me grupin NRG band.