Modric ka thënë se Ronaldo e meriton çmimin “The Best”, lojtari më i mirë për vitin 2017.

Mesfuhsori i Real Madridit, Luka Modric, duke folur për FIFA TV para ceremonisë, tha se Cristiano Ronaldo aktualisht është lojtari më i mirë në botë dhe se duhet ta fitojë çmimin “The Best”.

“Lojtar i shkëlqyer, njeri i jashtëzakonshëm dhe jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Momentalisht ai është më i miri në botë”, tha Modric.

“Ishte një vit i mrekullueshëm, nuk mund të kërkonim më shumë. Fituam La Ligën, Ligën e Kampionëve. U bëmë ekipi i parë në histori që mbrojtëm titullin në Champion, thjesht një vit magjik. Kurse tani e kemi nisur sezonin shumë mirë duke fituar Superkupën e Spanjës dhe Evropës, shpresoj që t’i përsërisim këto suksese”, shtoi Modric.