Modelja shqiptare me famë botërore ka ndezur rrjetin me veshjen e saj për Halloween. Tika Camaj ka zgjedhur të vishet si Kleopatra në këtë ditë feste. Fustani i saj mjaft provokues ka nxjerrë në pah format e saj trupore prej modeleje.

Një fustan që të ‘detyron’ të mos veshësh të brendshme. Këto fustane kaq provokuese janë tendenca e kohëve të fundit. Tika, modelja e njohur e Viktoria’s Secret njihet për pozat e saj shumë të komentuara.

Modelja kohët e fundit ka ndryshuar pamje, duke u bërë një brune mjaft provokuese. Mos vallë ky ndryshim është bërë për shkak të personazhit që ajo ka kujtuar për Halloween?