Heidi Klum, modelja e famshme e Victoria’s Secret, surprizon me imagjinatën e saj vit pas viti publikun dhe miqtë e saj me kostumet ekstravagante të mbrëmjes së Halloween. Maskimet e modeles janë gjithmonë të detajuara me kujdes nga një staf njerëzish profesional, që merren enkas me pamjen e saj për këtë mbrëmje, që për Heidi’n ka një rëndësi tejet të veçantë.

Heidi Klum njihet jo vetëm për kostumet e saj, por edhe për festat që ajo organizon për natën e Halloween, dhe që rezultojnë të jenë më të përfolurat prej vitesh në NYC. Në vitin 2000 ajo solli personazhin, “Pipi Çorapegjata”, dhe kaq u desh që të mbetej për të një traditë e përvitshme.

Imagjinata e saj, solli një personazh të ndryshëm çdo Halloween, por ajo që na la ne më shumë mbresa është “gjyshja 95-vjeçare” Heidi, kostum i vitit 2013. Stafi që punoj për pamjen e modeles, me këtë kostum, “udhëtoi në kohë”, duke sjellë me mjeshtëri ” 95-vjeçaren Heidi”, por pa iu ndarë pamjes sharmante dhe gjithë klas, që modelja përcjell.

Por kurioziteti i fansave të saj për pamjen e këtij viti ka qenë i madh dhe Heidi këtë kuriozitet e ka shuar nëpërmjet një postimi në faqen e saj në instagram. Në video ajo ndan me ndjekësit disa detaje të vogla rreth kostumit, që pritet të sjellë natën e Halloween dhe pa diskutim do jetë një super gjetje e radhës.

Image