Personazet e shoubizit shqiptar nuk përbëhet vetëm nga këngëtarë të suksesshëm, por edhe nga modelet e njohura të cilat kanë bërë famë. Famë, natyrisht jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë tyre, ato janë shumë të njohura.

Duken sikur të ishin të vizatuara. Janë të veçanta deri në çdo detaj të imët dhe shumë elegante. Disa prej tyre kanë arritur edhe të shfaqen në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës në botë, e disa të tjera kanë edhe linja të tyre të veshjeve.

Me konstrukt të përkryer fizik, gjithnjë në formë dhe fytyra me tiparet më unike që mund të shohësh, transmeton Prive. Më poshtë do të mund të gjeni disa prej supermodeleve shqiptare, të cilat kanë mahnitur gjithë botën.