Kushtet në të cilat jetojnë mijëra emigrantë dhe refugjatë në ishujt e Egjeut grek dukshëm janë përkeqësuar në javët e fundit, paralajmërojnë punonjësit humanitar ndërkombëtar dhe përfaqësues lokal.

“Situata po përkeqësohet me çdo ditë të kaluar”, deklaroi për DPA në Athinë shefi i organizatës “Mjekët e botës”.

Sipas të dhënave zyrtare në qendrat për përpilimin e kërkesave për azil, në ishujt Lezbos, Hios, Smaos, Leros dhe Kos ka 14.500 persona, gjegjësisht dyfish ma shumë nga kapaciteti i kampeve.

Guvernatorja e rajonit të Egjeut verior, Hrisitina Kalogiru për televizionin Skaj deklaroi se “ishujt duhet të shkarkohen” dhe se është e mundur shumë njerëz duhet të transferohen drejtë Greqisë para kulmit të vjeshtës.

Në pajtim me marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë nga vitit 2016, Greqia i pranon refugjatët të cilët e kanë kaluar Detin Egje derisa përpilohet kërkesa e tyre për azil në BE. Ata, aplikimet e të cilëve janë miratuar, kthehen në Turqi.