Organizata “Mjekë pa kufij” i akuzoi sot autoritetet e Bashkimit Evropian se kryejnë dhunë mbi fëmijët në vendkalimet kufitare të Serbisë në drejtim të Bullgarisë, Kroacisë dhe Hungarisë.

“Fëmijët dhe personat e rinj të cilët e shfrytëzojnë rutën ballkanike janë e ekspozuar në dhunë sistematike”, theksohet në raportin e Organizatës.

Raporti bazohet në të dhëna mjekësore dhe deklarata të personave të rinj.

Në gjysmën e parë të vitit, “Mjekë pa kufij” kanë vërejtur se 92 për qind e të rinjve emigrantë janë keqtrajtuar.

Gjysma e fëmijëve kanë theksuar se janë maltretuar nga ana e aitotiteteve kufitare bullgare.

Ekipi i organizatës, që në fillim të vitit në Beograd kujdeset për refugjatët, në gjashtë muajt e parë ka vërejtur 62 raste të dhunës në kufirin hungarez dhe 24 në atë kroat.

Markus Bahman, nga zyra e Vjenës e “Mjekë pa kufij”, paralajmëroi se vendet e BE-së nuk guxojnë të zbatojnë dhunë me qëllim që t’i zhbindin personat e rinj nga kërkesa e azilit në Union.