Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë miratuar projektligjin për buxhetin në shqyrtimin e parë me 61 vota për, as një kundër dhe as një abstenim.

Pas votimi një lexim të parë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se ky projekt ligj ka kaluar në kuvend.

“Pro kanë votuar 61 deputetë . Kuvendi e miraton ndryshimit dhe projektligjin për buxhetin 2017”, tha Veseli, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmeti Isufi ka kërkuar që projektligji për buxhetin 2017 të shqyrtohet me procedurë të shpejtë të buxhetit.