Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është duke qëndruar për vizitë dyditore në Mbretërinë e Suedisë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës Shekerinska do të takohet me ministrin suedez të Mbrojtjes, Peter Hultkvist dhe me ministren suedeze për Çështje Evropiane dhe për Tregti, An Linde.

Shekerinska do të ketë takime edhe me deputetë të Parlamentit dhe do të mbajë fjalim në tribunën në organizim të organizatës jofitimprurëse ABF, me temë “Situata e re politike në Maqedoni – rruga drejt!”.

Në fund të vizitës ministrja Shekerinska do të ketë takim edhe me përfaqësues të mediave suedeze.