Ministria e Ekonomisë sot ka vazhduar afatin për aplikim të masës pushim për punëtorët me të ardhura të ulëta deri më 20 nëntor, në mënyrë që tu jepet mundësi më shumë qytetarëve  që plotësojnë kërkesat për të dorëzuar dokumentet e nevojshme të parashikuara në thirrjen publike.

Deri më tani, mbi 650 qytetarë kanë shprehur interes për shfrytëzimin e kësaj mase qeveritare dhe sipas fondeve të parashikuara për këtë qëllim, vlerësohet se pushim pa pagesë do të mund të shfrytëzojnë  4000 familje.

Kjo masë ka nxitur interes edhe në mesin e hotelierëve në vend,prandaj  deri më tani mbi 60 hotele janë paraqitur për akomodimin e personave që do të shfrytëzojnë pushim pa pagesë.

Thirrja publike është shpallur më 1 shtator të këtij viti.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit paga mujore e të cilëve nuk tejkalon shumën prej 22,000 denarësh.

Ju rikujtomë edhe njëhere për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim të kësaj mase:

  • Formulari i plotësuar i aplikimit (i cili merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose përmes faqes së internetit: www.economy.gov.mk);
  • Vërtetim nga punëdhënësi për shumën e pagës neto prej tre muajsh dhe pasqyrën bankare për tre muajt e fundit të aplikuesin dhe anëtarët e familjes (bashkëshortja dhe fëmijët) të cilët do të do të shfrytëzonin pushimin bashk me të;
  • Fotokopja e një letërnjoftimi ose dokumenti udhëtimi për të dhe anëtarët e familjes që do të shfrytëzojnë pushimet me të dhe
  • Një deklaratë që aplikuesi personalisht ose me anëtarët e familjes të shënuar edhe në aplikacion do të shfrytëzojnë pushimet (formular i gatshëm).

Këtë dokumentacion aplikantët duhet ta dorëzojnë në vet objektin e Ministrisë së Ekonomisë.Ata që do kenë dokumentet e nevojshme dhe do të përmbushin kushtet për shfrytëzimin e kësaj mase do të marrin vërtetim në formë vauçeri nga Ministria e Ekonomisë në vlerë prej 15,000 denarësh dhe kjo do të shfrytëzohet në njërin prej hoteleve të kategorizuara për akomodim në Republikën e Maqedonisë të cilat janë regjistruar në Ministrinë e Ekonomisë.

Qëllimi i këtij projekti është që tu mundësohet personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushim vjetor dhe në të njëjtën kohë tu  ndihmohet qendrave turistike në rritjen e punës edhe jashtë sezonit turistik.