Ministria e Drejtësisë pasdite bëri të ditur se ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata kompetente në Shkup për përgatitjen e dokumenteve të plota për ekstradimin  e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit, pasi është marrë letër zyrtare nga Shërbimet Policore Qendrore të MPB-së.

“Gjykata kompetente u është referuar dispozitave të Ligjit për bashkëpunimin ndërkombëtar në materien panele, Konventën midis Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë dhe Mbretërisë së Greqisë për marrëdhëniet e ndërsjella juridike të vitit 1959, të marrë si rregullore republikane me nenin 5 të Ligjit kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Konventës evropiane për ekstradim me protokolle shtesë”, theksohet në kumtesën e  Ministrisë së Drejtësisë.

Prej atje theksojnë se në rastin konkret veprojnë në pajtim me dispozitat ligjore të rregullave vendore dhe konventave të theksuara.